Milan në aksion, synon transferimin e sulmuesit nga Real Madrid

11:04 | 10 Prill 2022

AC Milan e ka bërë Marco Asensio-n objektivin e tyre kryesor për të përforcuar sulmin përpara sezonit të ardhshëm, por transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë.

Sipas Calciomercato, 26-vjeçari tundohet nga mundësia për t’u larguar nga Real Madridi një vit nga skadimi i kontratës dhe drejtuesit e Milan kanë ngjallë intereim për të nënshkuar me të.

Diskutimet e para u zhvilluan përmes ndërmjetësit dhe agjentit të lojtarit spanjoll dhe gjatë kësaj u bë e qartë se Asensio do të mirëpriste një kalim te Milani.

Duhet të zhvillohen bisedime me Real Madridin për të kuptuar qëllimet e tyre, por ndjenja është se një ofertë prej 25-30 milionë euro do t’i bënte ata të shisnin, përcjell ORAinfo.

Milani dhe Real Madridi kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe do të bisedojnë sërish pas disa javësh, por kërkesa e Asensio është 7 milionë euro neto paga për sezon, e cila do të ishte një rritje nga 5 milionë euro që ai fiton aktualisht.

Është një shifër që konsiderohet shumë e lartë nga bordi i kuqezinjve, por ka vend për hapjen e një negociate.
Mbetet të shihet nëse Asensio do të përfunoj në ‘San Siro’ sezonin e ri. /ORAinfo/

Komento: