Milan në garë për lojtarin 10 milionësh

13:13 | 06 Gusht 2022

Drejtorët e AC Milan, Paolo Maldini dhe Ricky Massara janë duke kërkuar opsione alternative për të forcuar mesfushën pasi Renato Sanches ju bashkua PSG-së.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport mëngjesin e sotëm, Stefano Pioli e ka bërë të qartë se pret të vijë një mesfushor dhe madje ka shpjeguar identikitetin e lojtarit që dëshiron, duke pranuar se Franck Kessie do ta ketë të vështirë ta zëvendësojë, përcjell ORAinfo.

Gazeta pretendon se Raphael Onyedika – një mesfushor 21-vjeçar nga FC Midtjylland – tani është shumë në listën e dëshirave.

Çmimi i tij i kërkuar është më pak se 10 milionë euro, prandaj në përputhje të përkryer me buxhetin që ka Milani, i cili është i kufizuar pas marrëveshjes me De Ketelaere prej 35 milionë euro.

Pape Matar Sarr i Tottenham dhe Jean Onana i Bordeaux janë të dy gjithashtu në listën e dëshirave dhe Davide Frattesi i Sassuolos në fakt iu propozua kuqezinjve, por vlerësimi i tij është mbi 20 milionë euro dhe nuk ka gjasa që një hua me detyrim për të blerë do të jetë e pranuar. /ORAinfo/

Komento: