Milan nënshkruan kontratë të përhershëm me këtë lojtar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan nënshkruan kontratë të përhershëm me këtë lojtar

19:30 | 06 Korrik 2022

Junior Messias, është në Casa Milan tani për të nënshkruar kontratën e re që do ta bëjë atë një lojtar të përhershëm të AC Milan, pretendon një raport.

Siç është raportuar nga Gianluca Di Marzio, sulmuesi brazilian ka mbërritur në selinë e kuqezinjve për të nënshkruar kontratën që do të përfundojë kalimin e tij nga Crotone në Milano në mënyrë të përhershme, përcjell ORAinfo.

Thuhet se Milani do t’i paguajë Crotone 4.5 milionë euro si dhe disa bonuse për lojtarin. Ata sapo kanë pësuar një rënie të dytë radhazi dhe tani janë në Serie C.

Shifra që Milani po paguan është më e ulët se tarifa që ishte rënë dakord më parë nga dy klubet kur filloi huazimi verën e kaluar. Kjo shifër ishte 5.4 milionë euro, por kuqezinjtë kanë arritur të negociojnë një shifër të zbritur.

Messias ishte një lojtar shumë i dobishëm në krahun e djathtë të sulmit për Stefano Piolin sezonin e kaluar dhe trajneri do të jetë i lumtur ta mbajë atë si opsion./ORAinfo/

Komento: