Milan nis bisedimet me Dybalan, dalin detaje të reja

22:34 | 24 Qershor 2022

Milan pati një raund të ri bisedimesh me Paulo Dybala. Ish-Juventusi u kontaktua direkt nga Elliott.

AC Milan ka qenë i qetë në treg kohët e fundit ndërsa rivalët e qytetit janë shumë aktivë. Interi sapo ka mbyllur nënshkrimin e Romelu Lukakut si huazim nga Chelsea.

Lukaku rikthehet te Interi vetëm një vit pas largimit nga San Siro. Megjithatë, nënshkrimi i Lukakut ka pasur një ndikim negativ në frontin e Dybala me bisedimet që kanë arritur në ngërç, përcjell ORAinfo.

AC Milan mbetet i interesuar për sulmuesin argjentinas dhe po përpiqet të shfrytëzojë situatën.

Corriere della Sera raporton se Elliott Management është përfshirë në bisedime për ish-sulmuesin e Juventusit. Drejtorët e rëndësishëm të fondit Elliott, me vendndodhje në Londër, patën një telefonatë dje me shoqëruesit e Dybala-s./ORAinfo/

Komento: