Milan nuk po kërkon kopjen e Kessie

17:50 | 08 Gusht 2022

Drejtorët e Milanit, Paolo Maldini dhe Ricky Massara janë në kërkim të një mesfushori të ri, por ata nuk do të kërkojnë një kopje të Franck Kessie.

Sipas Calciomercato. Milani e di se zëvendësimi i drejtpërdrejtë i Kessie është i pamundur, për shkak të karakteristikave tij dhe mënyrës sesi ai u angazhua në mekanizmat e skuadrës, por Milani ka ide të qarta për profilin që dëshiron, përcjell ORAinfo.

Eksploziviteti dhe inteligjenca taktike janë karakteristikat e kërkuara nga Pioli dhe më pas duhet të jenë një profil që i përshtatet ideve të merkatos si për projektin ashtu edhe për lirinë buxhetore./ORAinfo/

Komento: