Milan po “çmendet” pas këtij lojtari

21:02 | 06 Korrik 2022

AC Milan, po vlerëson një tjetër mesfushor portugez përveç Sanches.

Maldini është i impresionuar nga asi i Sportingut, Matheus Nunes, përcjell ORAinfo.

AC Milan vazhdon kërkimin e tyre për një mesfushor box-to-box. Renato Sanches mbetet prioriteti, por mesfushori portugez duket i tunduar t’i bashkohet ish-trajnerit të tij Christophe Galtier në Paris Saint-Germain.

Gjigantët francezë po i japin atij një kontratë më të pasur, megjithatë, te Milani ai do të ishte një figurë qendrore.

Nëse bisedimet për Sanches përfundimisht dështojnë, AC Milan po shikon si alternativë shokun e tij kombëtar Matheus Nunes.

A Bola raporton se Maldini dhe Massara janë të impresionuar me atë që Nunes ka bërë në dy vitet e fundit në Portugali me Sportingun e Lisbonës. Një lojtar i urtë i aftë të thyejë kundërshtarët dhe në të njëjtën kohë të ndihmojë në krijimin për shokët e tij në sulm./ORAinfo/

Komento: