Milan po e kërkon që disa muaj, lojtari këmbëngul të transferohet të një ekip tjetër – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan po e kërkon që disa muaj, lojtari këmbëngul të transferohet të një ekip tjetër

20:07 | 28 Qershor 2022

Renato Sanches ka ndarë mendjen, dëshiron te luajë vetëm në ‘Parc des Princes’.

Portugezi është një nga qëllimet e mëdha të drejtorit sportiv të PSG-së, Luis Campos dhe lojtari është i gatshëm për këtë transferim

PSG ka ofruar 10 milionë për të dhe sipas ‘Le Parisien’, ata nuk po mendojnë ta rrisin çmimin.

Nëse Lille nuk e pranon ofertën, Renato është i gatshëm të përmbushë edhe vitin e mbetur të kontratës për t’u larguar falas në vitin 2023.

Marrëveshja në mes Paris Saint Germain dhe lojtarit do ta mbante në ‘Parc des Princes’ për tri sezone.

Komento: