Milan po e transferon yllin 30 milionësh nga Atalanta

09:24 | 07 Gusht 2022

Milan nuk ka të ndalur: Rosonerët transferojnë yllin e Atalantës.

Rosonerët për shopping në Bergamo.

Milan ka siguruar dy transfere gjatë këtij afati kalimtar duke transferuar Divoc Origin dhe Charles De Ketelaere.

Por nuk mbaron me kaq dhe dyshja Maldini-Massara po punojnë për përforcimin e rradhës.

Pas dështimit për të transferuar Renato Sanches, Rosonerët kanë kthyer vëmendjen kah alternativa të tjera.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan zgjidhjen për vijën e mesfushës e ka gjetur te Atalanta.

Sipas Calcio Mercato, Rosonerët synojnë transferimin e yllit të Atalantës, Teun Koopmeiners. Mesfushori defanziv realizoi 4 gola sezonin e kaluar në 24 ndeshje të luajtura.

Atalanta kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë, ndërsa Milan do t’ia ofrojë Bergamaskëve kartonin.

Komento: