Milan po e transferon yllin nga Bundesliga

15:05 | 30 Qershor 2022

Milan transferon yllin e Borussia Dortmund.

Rosonerët për shopping në Signal Iduna Park.

Milan e ka nisur me turbulenca këtë merkato pas blerjes nga RedBird Capital.

Në San Siro pritej transferimi i Sven Botman dhe Renato Sanches, por asnjëra nga këto nuk u realizua dhe tani Rosonerët kanë kthyer vëmendjen kah futbollist të tjerë.

Calcio Mercato, shkruan se për vijën e mbrojtjes Milan e ka piketuar qendërmbrojtësin e Borussia Dortmund, Manuel Akanji.

Zviceranit i skadon kontrata me Dortmundin vitin e ardhshëm dhe nuk dëshiron ta rinovojë kontratën me Milionerët.

Milan synon të përfitojë nga kjo mundësi dhe Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për kartonin e Akanjit.

Drejtuesit e Dortmundit janë të detyruar ta shesin Akanjin këtë verë, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Komento: