Milan rinovon kontratën me këtë lojtar

22:46 | 01 Korrik 2022

Përveç rinovimit të Paolo Maldinit dhe Ricky Massara, si dhe nënshkrimit të Alessandro Florenzi, AC Milan tani ka njoftuar edhe rinovimin e Antonio Mirantes.

Portieri do të qëndrojë deri në vitin 2023, përcjell ORAinfo.

Mirante iu bashkua Milanit në mes të sezonit për të mbuluar Mike Maignan i cili duhej të rikuperohej nga një
dëmtim. Ai nuk bëri asnjë paraqitje për kuqezinjtë këtë sezon të kaluar, por duke pasur parasysh përvojën e tij, menaxhmenti ka vendosur të zgjasë marrëveshjen e tij.

Këtë e ka bërë të ditur Milani vetëm pak minuta më parë, duke thënë se opsioni për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2023 është ushtruar. Për klubin, Mirante është zgjedhja e tretë perfekte pasi ai është edhe i besueshëm dhe i lirë për ta./ORAinfo/

Komento: