Milan siguron përforcimin e radhës për 15 milionë euro – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan siguron përforcimin e radhës për 15 milionë euro

15:43 | 16 Gusht 2022

Milan siguron përforcimin e rradhës për 15 milionë euro.

Një tjetër kryevepër nga Maldini, Milan siguron përforcimin e rradhës.

Milan ka arritur të sigurojë shërbimet e Divock Origit dhe Charles De Ketelaere gjatë këtij afati kalimtari dhe në San Siro pritet më së paku edhe një tjetër përforcim.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat gjermane dhe italiane, Milan ka siguruar përforcimin e rradhës dhe se bëhet fjalë për një qendërmbrojtës.

Mediumi gjerman Sport1, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Milan dhe Eintracht Frankfurt kanë arritur marrëveshje për transferimin e Evan Ndicka.

Francezit i skadon kontrata me Frankfurtin verën e ardhshme dhe klubi gjerman nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero.

Sipas Sport1, Frankfurti ka pranuar ofertën e Rosonerëve prej 15 milionë euro edhe pse vlera e Ndicka në treg është 35 milionë euro.

Ndicka është vetëm 22-vjeç dhe 1.92 i gjatë. Ai përshtatet me filozofinë e Milanit për të transferuar lojtarë të rinj në moshë duke mos shpenzuar shumë para.

Komento: