Milan sot mund ta finalizojë marrëveshjen me lojtarin e madh

17:27 | 10 Gusht 2022

Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori pritet të rinovojë së shpejti kontratën me klubin dhe shoqëruesit e tij u paraqitën në Casa Milan këtë pasdite.

Gianluca Di Marzio raporton se e mërkura e 10 gushtit mund të jetë dita e rinovimit të Tomorit me kuqezinjtë, pasi negociatat ishin tashmë në një fazë të avancuar pas diskutimeve paraprake, por sot një takim me agjentët e tij është në rendin e ditës për të provuar dhe mbyllur gjithçka, përcjell ORAinfo.

Sigurisht, agjentët e tij kanë mbërritur në selinë e klubit.

Kujtojmë se Tomori sezonin e kaluar është transferu nga Chelsea dhe peformanca e tij ka bindur drejtuesit e Milanit se lojtari duhet të qëndrojë në San Siro. /ORAinfo/

Komento: