Milan thyen një rekord të ri me Giampaolon

15:21 | 08 Tetor 2019

Duke përjashtuar menaxherët e përkohshëm, Marco Giampaolo ka vendosur një rekord të ri në Milan, pasi pritet të shkarkohet sot pasdite.

Në fakt, menaxheri ka qenë në krye të kuqezinjve për vetëm 111 ditë, më i pakti i çdo trajneri që filloi një sezon në historinë e klubit, përcell ORAinfo.

Stefano Pioli pritet të zëvendësojë ish-trajnerin e Sampdorias, duke nënshkruar një kontratë dy vjeçare.

Por, tifozët e Milanit kanë dal kundër Piolit, i cili nuk dëshirojnë të merr drejtimin e klubit. /ORAinfo/

Komento: