Milan transferon objektivin e madh të Juventusit

16:01 | 19 Gusht 2022

Milan transferon objektivin e madh Juventusit.

Një kryevepër nga Maldini, Milan ia rrëmben Juventusit objektivin në merkato.

Milan dhe Juventus përveç dueleve në fushë, shpeshherë duelojnë edhe në merkato.

Si Rosonerët ashtu edhe Biankonerët kanë bërë një merkato të mirë duke siguruar disa përforcime të mëdha.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se PSG ia ka ofruar Milanit kartonin e Leandro Paredes.

Mesfushori argjentinas është i lidhur me një transferim te Juventusi për një kohë të gjatë, por Biankonerët nuk kanë bërë ende asnjë lëvizje.

Parisienët janë të lodhur nga pritja e Juventusit dhe ia kanë ofruar Milanit shërbimet e Paredes.

Rosonerët janë në kërkim të pasardhësit të Kessie dhe Paredes do të ishte një përforcim i madh për skuadrën e Piolit.

Vlera e Paredes në treg është rreth 20 milionë euro, ndërsa te Milanin shpresojnë se mund ta mbyllin marrëveshjen për 15 milionë euro.

Komento: