Milani bëri ofertën e parë për Dybalan

12:22 | 29 Qershor 2022

Milan ka bërë një ofertë për Paulo Dybala pasi interesimi i Interit për sulmuesin argjentinas ka ngecur.

La Repubblica raporton se Dybala ‘pëlqehet shumë’ nga drejtorët Paolo Maldini dhe Frederic Massara dhe ai ende duhet të gjejë një ekip duke qenë se asnjë klub nuk duket i gatshëm të plotësojë kërkesat e tij për paga për momentin.

Fillimisht, Dybala kërkonte një kontratë shumëvjeçare me vlerë 10 milionë euro neto në vit, që është një vlerë shumë e lartë edhe nëse ai do të mbërrinte me një transfertë të lirë (pa komisionet për agjentin e tij Jorge Antun), përcjell ORAinfo.

Gazeta shton se Interi e ngriu marrëveshjen për Dybala sepse ata duhet të bëjnë shitje dhe të krijojnë hapësirë në departamentin e tyre sulmues përpara se të nisin një ofertë konkrete. Nerazzurrët i ofruan atij një kontratë 6 milionë euro në vit që ende nuk është pranuar.

Tani Milani ka dalë përpara dhe në vend të kësaj i ka ofruar Dybala një kontratë me vlerë 4 milionë euro neto, ndërsa ditët e fundit shoqëruesi i tij i ofroi gjithashtu Romës ish-lojtarin e Palermos.

Shkurtimisht, saga është larg nga fundi. /ORAinfo/

Komento: