Milani interesohet për këtë lojtar të Arsenalit

23:42 | 10 Gusht 2022

AC Milani është duke u interesuar për mesfushorin e Arsenalit, Sambi Lokonga.

Raportimet e fundit nga Italia thonë se lojtari ka rënë në “radarët” e “kuqezinjve”.

Lojtari nuk është duke pasur minuta të mjaftueshëm me londinezët, andaj do të ishte i kënaqur me një ndërrim ambienti.

Varianti më i mundshëm që mund të ndodhë në këtë situatë është huazimi i belgut për një vit.

Komento: