‘Milani kampion edhe sezonin e ardhshëm’

14:01 | 23 Maj 2022

Drejtori sportiv i Milanit Paolo Maldini është ekzaltuar pasi skuadra e tij e fitoi titullin e kampionit në Serie-A për sezonin 2021/22.

Ai pas ndeshjes ndaj Sassuolos dhe festës së titullit i ka shpallur luftë rivalëve të qytetit, Interit duke thënë me bindje se Milani do ta vendosë yllin e dytë në fanellë pasi, sipas tij, ata do të shpallen kampion edhe në sezonin e ardhshëm.

“Ne do ta vendosim në fanellë edhe yllin e dytë sezonin e ardhshëm”, ka thënë Maldini

Milani dhe Interi kanë nga 19 tituj në Serie-A dhe skuadra që e fiton titullin e radhës nënkupton se do ta ketë edhe yllin e dytë në fanellë. Një yll vendoset pas 10 titujve.

Komento: