Milani merr lajmin e madh për De Ketelaere

15:22 | 28 Korrik 2022

De Ketelaere nuk paraqitet në qendrën stërvitore të Club Brugge.

Charles de Ketelaere nuk është paraqitur në seancën e fundit stërvitore me klubin e Club Brugge.

Futbollisti tanimë e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga belgët në drejtim të Milanit, transmeton lajmi.

Në takimin e fundit në mes të Maldinit dhe përfaqësuesve të klubit u arrit në parim një marrëveshje tregtie e cila ende nuk është formalizuar.

Ditëve në vijim pritet që të zgjidhet kjo çështje, me lojtarin që i ka hedhur poshtë shumë oferta nga disa klube në Premier League.

Komento: