Mirsa e lumtur me burrin e fëmijët, por a jeton në një shtëpi me vjehrrin dhe vjehrrën? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mirsa e lumtur me burrin e fëmijët, por a jeton në një shtëpi me vjehrrin dhe vjehrrën?

21:36 | 30 Janar 2019

Mirsa Kërqeli është këngëtarja shqiptare që për shumë vite ka qenë shumë aktive në muzikë.

Ajo tani është larguar nga muzika dhe nga paraqitjet publike duke iu perkushtuar vetëm familjes së saj, shkruan ORAinfo.

Mirsa është e martuar dhe ka dy fëmijë, Tiarin dhe Anën.

Në profilin e saj në Instagram, Mirsa poston fotografi të fëmijëve, ku shihet se që të dy janë rritur.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.

E ajo që bie në sy, është se Mirsa nuk ka të postuar asnjë foto me familjen e burrit.

Duke u nisur nga ky fakt, duket se ata jetojnë të ndarë./ORAinfo/

Komento: