Mirsa merr një mesazh nga fansat, ja çfarë zbulon këngëtarja

12:41 | 27 Shkurt 2019

Mirsa Kërqeli është këngëtarja shqiptare që për shumë vite ka qenë shumë aktive në muzikë.

Ajo tani është larguar nga muzika dhe nga paraqitjet publike duke iu perkushtuar vetëm familjes së saj përcjell ORAinfo
Mirsa është e martuar dhe ka dy fëmijë, Tiarin dhe Anën.

E pas nje pauze te shkurtër Mirsa është rikthyer mbrëmjeve muzikore, e ka publikuar edhe një cover, por jo edhe me ndonjë projekt të ri muzikor të realizuar me videoklip.

E si duket ajo po u mungon fansave të cilët po e inkurajojnë që të rikthehet aty ku e ka lënë. Njërin prej mesazheve ku dikush i ka thënë se duhet të rikthehet sa më shpejtë e ka publikuar këngëtarja në Instastory./ORAinfo/

Komento: