Morata- Manchester United, vjen lajmi i madh

20:14 | 09 Gusht 2022

Manchester United ka mundësin që të nënshkruajë me Alvaro Moratan.

Atletico Madrid ia ka ofruar Manchester Untiedit sulmuesin e tyre Alvaro Morata.

ESPN shkruan se Man Unitedit i është ofruar mundësia për të nënshkruar me ish- sulmuesin e Chelseat, Morata.

Djajtë e Kuq kanë nevojë për përforcime në sulm pasi Cristiano Ronaldo mund të vazhdojë të kërkojë largimin nga klubi.

Man Utd e kanë nisur keq sezonin e ri, pasi pësuan humbje nga Brighton me rezultat 2-1.

Unitedit i është ofruar shansi për të nënshkruar me Moratan e Atletico Madridit për të ndihmuar në forcimin e linjës sulmuese të trajnerit të ri Erik ten Hag.

Klubi tashmë ka hequr dorë nga Marko Arnautovic, i cili ishte po ashtu një mundësi.

Komento: