Mungon vetë, zyrtarzimi, Aubameyang transferohet të Chelsea

09:31 | 01 Shtator 2022

Chelsea është është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Barcelonën për Pierre-Emerick Aubameyang.

Lojtari është pajtuar për një kalim në “Stamford Bridge” dhe ka mbetur vetëm çështje detajesh derisa kjo punë të kryhet.

Të paktën kështu bën të ditur David Ornstein i cili thotë se bisedimet në mes të Barçes dhe Chelseas po vijojnë edhe në raport me Marcus Alonson, i cili po pritet të përfshihet në këtë marrëveshje.

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për kalimin e gabonezit në “Stamford Bridge”.

Komento: