Mungon vetëm zyrtarizimi: Lojtari i Milanit vendos ta përfaqësoj këtë kombëtare

12:35 | 08 Gusht 2022

Yacine Adli, mesfushori 22-vjeçar me origjinë algjeriane, por i lindur në Paris po mendon të ndryshojë kombëtare.

Mediet italiane bëjnë me dije se futbollisti i Milanit po mendon seriozisht të luajë për përfaqësuesen “The Greens”.

Adli është një produkt i akademisë së PSG dhe ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Francës, duke filluar nga U16 deri te U20 dhe në total numëron 49 paraqitje dhe 16 gola.

Ish-mesfushori i parisienëve dhe Bordeaux ka bindur në takimet miqësore te kampionët e Italisë dhe pritet të marrë një rol të rëndësishëm në skemat e Stefano Piolit dhe kërkon që në të ardhmen të jetë vendimtar edhe te përfaqësuesja e Algjerisë, pasi te Franca shanset janë pothuajse minimale, të paktën për momentin.

Nëse lajmi konfirmohet edhe nga Adli, atëherë 22-vjeçari do të bëhej algjeriani i dytë i “kuqezinjëve” pas Ismael Bennacer.

Duket se dokumentet për dërgim në FIFA nga Algjeria janë në rrugën e duhur dhe është vetëm çështje kohësh kur të bëhet zyrtarizimi.

Komento: