Napoli po e shet me këtë çmim Koulibaly-in

22:01 | 20 Maj 2022

Koulibaly, është njëri nga mbrojtësit më të kërkuar.

Napoli është i gatshëm të lërë Kalidou Koulibaly të largohet nga klubi këtë verë për një ofertë prej rreth 35 milionë euro, zbulon Calciomercato, përcjell ORAinfo.

Manchester United, Barcelona dhe Paris Saint-Germain janë lidhur të gjithë me mbrojtësin në sezonet e fundit dhe Napoli mund të bindet të shesë me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij./ORAinfo/

Komento: