Ndërron jetë aktori i njohur

00:04 | 18 Mars 2019

Ka ndërruar jetë aktori i njohur Richard Erdman.

Aktori Richard Erdman, i njohur për audiencën bashkëkohore si Leonard për filmin “Community”, i cili gjithashtu kishte role të rëndësishme për më shumë se shtatë dekada në filma dhe shfaqje televizive si “The Twilight Zone” dhe “Stalag 17”, ka vdekur.

Ai ishte 93 vjeç.

Miku i tij, historiani i filmit Alan K. Rode, raportoi vdekjen e tij në Twitter.

Aktori tjetër Yvette Nicole Brown gjithashtu shkroi në Twitter:

“E dija se ditën që do të duhej t’i themi lamtumirë këtij njeriu të mirë do të vinte më shpejt se çdonjëri prej nesh ta mendonte”.

Komento: