Ndërron jetë aktori i njohur, vuante nga një sëmundje e rëndë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ndërron jetë aktori i njohur, vuante nga një sëmundje e rëndë

15:10 | 16 Shkurt 2019

Ka ndërruar jetë aktori që e luajti rolin e Hitlerit, Bruno Ganz.

Ai ishte një ndër aktorët më të njohur në botë.

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktori Bruno Ganz. Ai e ka luajtur rolin e Hitlerit në filmin “Downfall” të vitit 2004. Ganz vdiq në shtëpinë e tij në Cyrih mbrëmjen e kaluar.

Aktori zviceran ishte shumë i njohur në kinemanë dhe teatrin zviceran. Ai ka luajtur role edhe në filmat “The Reader” dhe

“The Manchurian Candidate”. Megjithatë, roli i tij më i famshëm ishte ai i Adold Hitlerit në filmin “Doënfall”.

Një skenë e këtij filmi, ku Hitleri paraqitej i zemëruar, është përdorur shumë në rrjetet sociale për të portretizuar situata tjera.

Në filmin “Doënfalls”, i cili në quhen gjermane titullohet “Der Untergang”, paraqitet jeta e Hitlerit në ditët e tij të fundit në një bunker të Berlinit. Nga shfaqja e këtij filmi në kinematë botërore ishin mbledhur 92 milionë dollarë.

Në vitin 2005, Ganz kishte treguar se ka bërë përgatitje për katër muaj me radhë që të paraqitet sa më mirë në rolin e Hitlerit.

Ai kishte thënë se i ka studiuar incizimet e diktatorit, por nuk ka arritur ta kuptojë karakterin e tij.

“Ai nuk kishte mëshirë dhe nuk e kuptonte vuajtjen e viktimave të luftës”, kishte thënë aktori tashmë i ndjerë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Është raportuar se aktori i famshëm ka vuajtur nga kanceri i zorrëve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!