Ndërron jetë aktorja e njohur në moshën 47 vjeçare – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndërron jetë aktorja e njohur në moshën 47 vjeçare

11:11 | 08 Janar 2019

Aktorja e njohur australiane gjendur papritmas pa shenja jetë në shtëpinë e saj në Sydney.

Nuk dihen ende shkaqet e humbjes së jetës nga aktorja, përderisa autoritetet e atjeshme po merren me rastin.

Modelja, aktorja dhe prezantuesja e njohur Annalisse Brrakensiek është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Sydney të Australisë.

Miqtë e saj filluan të shqetësoheshin për të dhe pas kërkimeve, policia gjeti trupin e saj të pajetën
në Potts Point në pasditen e së dielës.

Një zëdhënëse e policisë ka sqaruar se ende nuk është zbuluar identiteti i qartë dhe po bëhet ekzaminimi i plotë për të përcaktuar arsyet e humbjes së jetës.

Annalisse u bë e njohur për publikun që prej moshës 16-vjecare si modele, më pas mori pjesë në një reality shoë, ndërsa vitet e fundit ishte vullnetare.

Ajo u martua me Danny Goldberg në vitin 2002 dhe u divorcua në vitin 2018.

Ndarja mund të ketë rënduar gjendjen e saj psikologjike. Modelja ishte 47-vjeçare.

Komento: