Ndërron jetë kompozitori i njohur, kishte planifikuar koncert në prill – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndërron jetë kompozitori i njohur, kishte planifikuar koncert në prill

10:39 | 26 Janar 2019

Ndërron jetë kompozitori i famshëm Michel Legrand.

Ka ndërron jetë kompozitori i famshëm francez Michel Legrand.

Ai ishte fitues i tre çmimeve Oscar gjatë karrierës së tij, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjecare, të shtunën.

Çmimin e parë Oscar, Legrand e kishte fituar në vitin 1969 për këngën “The Windmills of Your Mind” nga filmi “The Thomas Croën Affair”.

Ai po ashtu gjatë karrierës kishte fituar edhe pesë çmime Grammy.

Legrand kishte planifikuar të mbante koncert në Paris në prill, tha zëdhënësi i tij.

Në vitet e 60-ta, ai fillimisht kishte filluar punën si organizator.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Legrand kishte bashkëpunuar me muzicientët e famshëm si Miles Davies, Ray Charles, Orson Welles, Jean Cocteau, Frank Sinatra dhe Edith Piaf.

Komento: