Ndërron jetë muzikanti i njohur shqiptar

10:20 | 19 Janar 2019

Ka ndërruar jetë artisti i njohur shqiptar.

Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta kompozitori shqiptar Kozma Lara, në moshën 89 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhëne akademiku Vaso Tole, teksa ka ndarë me miq e të njohur lajmin e dhimbshëm.

Ja postimi i Vaso Toles:

Me dhimbje ndajmë në këtë orë të vonë, lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Kozma Lara (1932 – 2019).
Homazhet në nderim të Tij do të mbahen nesër në hollin e Universitetit të Arteve, ditën e shtunë, datë 19 janar 2019, nga ora 11.00 – 12.00.

I paharruar do të mbetesh profesori ynë! Kozma Lara lindi më 4 Janar 1930 në Durrës, është autor i shumë krijimeve muzikore: kuartete, trio, romanca, rapsodi etj, si dhe ka krijuar shumë këngë për fëmijë.

Ka qenë President i Shoqatës muzikore “Tonin Harapi”, i festivalit të përvitshëm të Romancës Shqiptare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe kompozitorëve të Shqipërisë.

Komento: