Ndeshja ndaj Bolonjës, Pioli pret t’i bëjë këto ndryshime në formacion

23:32 | 26 Gusht 2022

AC Milan, do të përballet me Bologna-n nesër në mbrëmje dhe Stefano Pioli pritet të bëjë dy ndryshime në formacionin fillestar.

Kuqezinjtë, natyrisht, po kërkojnë t’i rikthehen fitoreve pas barazimit ndaj Atalantës , përcjell ORAinfo.

Milani nuk arriti të fitonte të tre pikët ndaj Atalantës, pavarësisht asaj që ishte një paraqitje mjaft e mirë. Atyre u mungonte prekja e fundit në sulm dhe kjo e ka shtyrë Piolin të bëjë disa ndryshime për përballjen e nesërme.

Sipas MilanNews, Olivier Giroud është favorit i qartë për të startuar nesër, por Divock Origi nuk mund të përjashtohet plotësisht. Charles De Ketelaere do të ketë mundësinë që në fillim për herë të parë, duke zëvendësuar Brahim Diaz në rolin nr.10.

Në të djathtë, Junior Messias aktualisht është vendosur të startojë, por Alexis Saelemaekers është ende në garë, veçanërisht duke pasur parasysh paraqitjen zhgënjyese të brazilianit kundër Atalantës. Dy ndryshime dhe dy beteja, pra, siç janë gjërat.

I mundshëm Milan XI (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Kalulu, Tomori, Theo; Bennacer, Tonali; Messias (Saelemaekers), De Ketelaere, Leao; Giroud (Origi)./ORAinfo/

Komento: