Ndodh çudia e madhe: PSG i ofron gjigantit italian shërbimet e Neymar

16:50 | 21 Qershor 2022

PSG i ofron gjigantit italian shërbimet e Neymar.

Duket se Neymar nuk do të ketë më autoritetin dhe qetësinë në skuadër si gjatë periudhës kur drejtor sportiv ishte Leonardo.

Me shkarkimin e tij në krye të kësaj detyre ka ardhur Luis Campos i cili ka plane të tjera për skuadrën por veçanërisht për Neymar.

Burime të afërta me skuadrën kryeqytetase bëjnë të ditur se drejtori i ri i ka ofruar shërbimet e tij për skuadrën e Juventusit.

Oferta e tillë ka zënë në befasi të gjithë por edhe drejtuesit e Zonjës së Vjetër të cilët akoma nuk kanë dhënë detaje për një ofertë të tillë.

Për skuadrën italiane do të jetë shumë e vështirë të plotësojë kërkesat financiare të brazilianit.

Komento: