Ndryshimi i madh i Era Istrefit, duket joshëse para pasqyrës

12:27 | 07 Shkurt 2022

Era Istrefi rikthehet me poza të reja, shfaqet atraktive para pasqyrës.

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi ndonëse ka kohë që po pauzon nga muzika, ajo arrin të jetë në fokus dhe të marr vëmendje përmes postimeve në rrjetet sociale.

As këtë herë nuk ishte më ndryshe, teksa krijuesja e hitit “Bon bon” solli për fansat e saj të shumtë në Instagram disa fotografi joshëse.

Mëngjesin e sotëm (e hëne), Era e nisi duke u kujdesur për dukjen nga make-up artistët profesional, e që më vonë realizoi edhe imazhe me këtë dukje.

Me makijazh të theksuar e veshur me një robdishan me ngjyrë të bardhë, këngëtarja u shfaq në formë të mire dhe tejet atraktive.

Flokët bionde të cilat vetëm pak ditë më parë i ndryshojë duke iu shtuar disa nuanca të zeza i la të lira mbi supe.

Era aktualisht ndodhet në Londër, por nuk dihet akoma nëse atje po qëndron për realizimin e ndonjë projekti të ri.

Herë pas here artistja e njohur nga ngacmuar fansat duke i lënë të kuptojnë se këngët e reja janë drejt finalizimit, por mbetet të shihet se kur do të ndodhë kjo.

Ndërkohë, që mungojnë projekte të reja muzikore, Era po u qëndron afër adhuruesve me postime të ndryshme në rrjetet sociale.

Komento: