Në film janë të idhnar me njëri-tjetrin, por shikoni çka po ndodh në jetën reale mes ‘Azra’ dhe ‘Xhenk’

12:20 | 03 Prill 2019

‘Arza’ dhe ‘Xhenk’ kanë marrë zemrën e të gjithëve në sealialin e fundit ‘Mos ma lësho dorën’.

Dje është shënuar “Dita Botërore e Ndërgjegjësimit rreth Autizmi”. Shumë fytyra të njohura janë dalë në mbështetje të personave me autizëm.

Aktorët e njohur turq Alp Navriuz dhe Alina Boz kanë vizituar një qendër ku trajtohen fëmijet me autizëm, duke ndarë me ta momente të këndshme, shkruan rtv21.

Aktorët luajnë rolin e Xhenkut dhe Azrës në serialin “Mos ma lësho dorën”, i cili po transmetohet edhe në RTV21 dhe flet edhe për një djalë të vogël i cili është i prekur nga autizmi.

E cilët artistë do të ishin më të përshtatshëm për të thirrur ndërgjegjësimin për autizëm se sa këta dy, të cilët në rolet e tyre përkujdesën për një fëmijë autik, Mertin (vëllai i Azrës).

“Shpresoj të jemi të vetëdijshëm çdo ditë”, është porosia e Alina Boz. Seriali “Mos ma lësho dorën”, transmetohet nga e hëna deri të premtën në ora 20:00.

Shikoni videon kur ata dy shfaqen pranë njëri-tjetrit.

Komento: