Nëna e Casemiros e “zbulon” klubin e ri të brazilianit

15:09 | 19 Gusht 2022

Spekulimet e vazhdueshme mbi lëvizjen 60 milionë funte të Manchester United për mesfushorin e Real Madridit Casemiro mund të kenë marrë një përditësim të madh.

Të enjten mbrëma, tifozët e United vunë re se nëna e Casemiros kishte ndjekur shkurtimisht llogarinë zyrtare të klubit në Instagramin e saj, duke dhënë një aluzion të qartë për të ardhmen e brazilianit.

Fotografia e Magda de Faria Casemiro që ndiqte klubin qarkulloi shpejt në mediat sociale dhe deri të premten në mëngjes ajo kishte hequr me shpejtësi “followin” e saj.

Vet trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti deklaroi para pak minutash se Casemiro dëshiron të largohet, pasi kërkon një sfidë të re.

Komento: