Neymar merr vendim, po largohet nga PSG

19:17 | 26 Qershor 2022

Surprizë totale në botën e futbollit.

Sipas asaj që raportoi ‘RMC Sport’ të dielën, Neymar nuk do të ishte plotësisht rehat në PSG dhe nuk përjashton mundësinë e largimit nga klubi parizian në këtë afat kalimtar, pavarësisht se ai ka ende kontratë deri në vitin 2027 me francezët, përcjell ORAinfo.

Braziliani thuhet se është ndjerë i sulmuar nga deklaratat e fundit të Nasser Al-Khelaifi dhe ka filluar të shikojë mundësi të ndryshme për të ardhmen e tij.

“Një largim i mundshëm i Neymar këtë verë? Ajo që mund t’ju them është se ne presim që të gjithë lojtarët të bëjnë shumë më tepër se sezonin e kaluar”, tha katari në një intervistë për ‘Le Parisien’./ORAinfo/

Komento: