Neymar – PSG, lajm i fundit nga Franca

16:09 | 10 Prill 2022

Neymar do të qëndrojë në PSG përtej këtij sezoni

Sulmuesi brazilian, Neymar nuk pritet të largohet nga Paris Saint-Germain në afatin kalimtar të verës.

Angazhimi i 30-vjeçarit është vënë në pikëpyetje gjatë periudhës së tij pesëvjeçare në Parc des Princes, pasi ai tashmë i ka kushtuar klubit afër 500 milionë euro së bashku me çmimin e transferimit.

Megjithatë, e ardhmja e tij pritet të mbetet në Parc des Princes dhe jo të transferohet diku tjetër.

Është gazeta franceze L’Equipe e cila konfirmon se Neymar do të qëndrojë në Paris Saint-Germain përtej fundit të sezonit aktual.

Neymar ka ende tre vjet në kontratën e tij dhe PSG nuk pret që ndonjë kërkues i mundshëm do të jetë në gjendje ta përballojë atë këtë verë.

Së fundmi, Neymar ka gjetur formën këtë sezon dhe ndeshja e fundit vulosi atë me një het-trik ndaj Clermont.

Komento: