PSG e ka shumë të qartë se Neymar nuk do të vazhdojë sezonin e ardhshëm.
Bomba u zbulua nga ‘Le Paris’, e cila tha se klubi, me miratimin e Mbappes, i ka thënë tashmë brazilianit, i cili ka kontratë deri në vitin 2025, se duhet të largohet në këtë afat kalimtar, përcjell ORAinfo.
Babai i lojtarit theu heshtjen dhe mohoi zërat, ndonëse orët e fundit është shfaqur mundësia e rikthimit të tij në Barcelonë, diçka që ka ndodhur në afatet e fundit kalimtare që kur ai u largua nga gjiganti katalanas.
E tani, ‘UOL Esporte’ raporton se Milani, duke parë situatën e brazilianit, është treguar shumë ambicioz dhe po kërkon të nënshkruajë me sulmuesin. Klubi i ‘rossonerëve’ e konsideron këtë si një mundësi të madhe merkato dhe do të bëjë gjithçka për të përfituar nga kjo rrethanë për t’i treguar botës se janë kthyer./ORAinfo/