Nis festa në familjen Xhaka, kjo është arsyeja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nis festa në familjen Xhaka, kjo është arsyeja

14:51 | 04 Janar 2019

Taulant e Granit Xhaka, dy emra të njohur në trojet shqiptare dhe më tej, janë në qendër të vëmendjes së mediave dhe jo vetëm.

Thuajse e gjithë familja Xhaka janë bërë pjesë e mediave rozë, e kjo falë famës së vëllezërve, që na bëjnë krenarë çdo ditë e më shumë, shkruan rtv21.

Sot në familjen e tyre ka festë, gjyshja e Granitit dhe Taulantit feston ditëlindjen. E me këtë rast nuk kanë munguar as urimet. Përmes një postimi, Graniti ka uruar gjyshen me fjalët më të mira.

“Urime ditëlindja Gjyshja më e mira në botë, uroj ta kesh shëndetin dhe të jesh e lumtur. Besoj që ne të kemi bërë të ndihesh krenare me ne. U bëfsh 100 vjet, mbretëresha jonë”, shkroi Graniti në mbishkrimin e fotografisë.

Graniti dhe Leonita janë martuar në korrik të vitit 2017.

Komento: