Nisin bisedime,Real Madrid vjen me transferim të “çmendur”

16:37 | 04 Tetor 2019

Agjenti i Christian Eriksen, do të zhvillojë bisedime të mëtejshme me Real Madrid këtë fundjavë pasi sulmuesi i Danimarkës kërkon të sigurojë një lëvizje te Los Blancos në janar .

Eriksen është në 12 muajt e fundit të kontratës së tij në veri të Londrës dhe janari do të ishte shansi i fundit që Spurs të marrë një tarifë për 27-vjeçarin, përcjell ORAinfo.

Ish-mesfushori i Ajax shprehu dëshirën e tij për të kërkuar një sfidë të re në fillim të verës, por asnjë transferim nuk u materializua./ORAinfo/

Komento: