Njëri nga këta sulmues do ta zëvendësojë Ibrahimovicin te Milan

22:00 | 08 Prill 2022

AC Milan, po shqyrton një listë me katër lojtarë për të zëvendësuar Zlatan Ibrahimovic. Suedezi mund të tërhiqet në fund të sezonit.

Karriera futbollistike e Zlatan Ibrahimovic po i vjen fundi në fund të sezonit raporton Gazzetta dello Sport.

Pavarësisht dëshirës së tij për të luajtur edhe një sezon, Zlatan është i vetëdijshëm se gjendja e tij fizike është përkeqësuar muajt e fundit. Dalja e Suedisë nga kualifikueset e Botërorit ishte një tjetër goditje për ambiciet futbollistike të sulmuesit 40-vjeçar, përcjell ORAinfo.

Ibrahimovic është afër pensionimit dhe AC Milan ka filluar të planifikojë jetën pas tij. Nënshkrimi i Divock Origit nga Liverpooli është në një fazë të avancuar dhe nuk është i lidhur me Ibrahimovic.
Megjithatë, një sulmues i ri do të vijë për të zëvendësuar Ibrahimovic. Emri i parë në fletoren e Maldinit është, Gianluca Scamacca.

Sulmuesi italian konsiderohet si një lojtar me karakteristika të ngjashme me Ibrahimovic. Scamacca ka bërë shumë mirë me Sassuolo këtë sezon duke shënuar 13 gola në 29 paraqitje në Serie A.
Sassuolo kërkon një tarifë prej 40 milionë euro për Scamacca. Një shifër shumë e lartë për 23-vjeçaren.
Përveç përmirësimit të skuadrës, një sulmues italian si Scamacca do të ishte shumë i dobishëm për kufizimet e listës së skuadrës së UEFA-s për lojtarët vendas.

Një tjetër sulmues shumë i vlerësuar në radarin e AC Milan është Alexander Isak. 22-vjeçari ka bërë përshtypje që kur iu bashkua Real Sociedad nga Borussia Bortmund. Isak kërkohet edhe nga Arsenali dhe Manchester United.
Bashkëatdhetari i Ibrës deri më tani ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 3. Një perlë e pa lëmuar me hapësirë të bollshme për përmirësim.

Një tjetër lojtar interesant që ka tërhequr vëmendjen e Milanit është Jonathan David. Kuqezinjtë kanë bërë biznes shpesh me Lille dhe mund të ulen sërish për të folur për sulmuesin kanadez. 22-vjeçari ka arritur të zëvendësojë Osimhen te Lille pa shumë probleme.

Isak dhe Jonathan David kanë një çmim të ngjashëm me Scamacca në rreth 40 milionë euro. Andrea Belotti është një opsion, por një opsion rezervë./ORAinfo/

Komento: