Nora publikon pamje nga xhirimet e klipit, befason të gjithë me format

19:38 | 24 Mars 2019

Kështu duket Nora Istrefi në klipin e ri.

Dy motrat e estradës, Nora dhe Era Istrefi kanë përfunduar xhirimet e projektit “Nuk e di”, i cili do të publikohet së shpejti.

Ky bashkëpunim mes dyshes ka kohë që është pritur dhe nga gjithë ky entuziazëm i fansave, pritet që ky bashkëpunim i tyre të pëlqehet shumë, shkruan rtv21.tv

Nora në Instagram ka sjellë një fotografi, e me këtë dukje Nora do të paraqitet në klipin e ri. Në mbishkrimin e fotografisë artistja ka lënë emotikonin “së shpejti”.

Si gjithmonë, Nora duket shumë seksi. Edhe Era ka publikuar një video nga klipi i ri dhe njësoj si motra, edhe ajo duket mjaft tërheqëse.

Pjesë e këtij projekti muzikor nuk do të jenë vetëm motrat Istrefi, kënga do të jetë në bashkëpunim edhe me artistin e njohur Cladyee, i cili besohet që e ka shkruar këngën. Ai përgjatë vitit 2018, ka zbuluar pak nga kjo këngë.

Komento: