Nuk do ta besoni sa ka shpenzuar Era IStrefi për një palë bikini – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nuk do ta besoni sa ka shpenzuar Era IStrefi për një palë bikini

10:06 | 06 Shkurt 2019

Era Istrefi është këngëtarja që arriti të bëhet e njohur në mbarë botën me këngët e saj.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi është një ndër femrat më të komentuara të showbizit e cila arrin që të rrëmbej gjithmonë vëmendje me dukjen e saj, shkruan rtv21.

Në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës, Era vazhdimisht publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria dhe puna e saj. Në një fotografi që ka rrëmbyer vëmendje të madhe, këngëtarja shfaqet e veshur në bikini bardh e zi.

Faqja shqiptare “What They Wearin”, ka zbuluar se bikinit që Era ka veshur mbajnë çmimin 136 euro. Syzet kanë kushtuar 100 euro, ndërsa çanta e markës Channel kushton 2,850 euro.

Ndryshe, kohëve të fundit është përfolur shumë për projektin e Era Istrefit me motrën e saj, Nora Istrefin, projekt ky i cili pritet të publikohet së shpejti.

Megjithatë, nën hije të këtij projekti nuk ka mbetur aspak projekti i saj i radhës, që vjen në bashkëpunim me Dj e njohur grek, Dimitri Vegas.

“Selfish”, titullohet projekti i ri muzikor, për të cilin Era ka udhëtuar drejt Los Angelosit, atje ku ka xhiruar klipin e ri.

Komento: