Nuk është Interi, Dybala transferohet te gjiganti tjetër italian – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nuk është Interi, Dybala transferohet te gjiganti tjetër italian

14:35 | 21 Qershor 2022

Bisedimet me Interin kanë ngecur: Dybala transferohet te gjiganti tjetër italian.

Lajm bombastik nga Italia, Dybala transferohet te gjiganti tjetër italian.

Paulo Dybala është njëri nga lojtarët më të përfolur këtë merkato pas largimit të tij nga Juventusi.

Argjentinasi është lojtarë I lirë dhe interesimi për shërbimet e tij është I madh. Për disa javë me rradhë është raportuar se Dybala ka marrëveshje me Interin, por sipas raportimeve të fundit situata ka ndryshuar.

E përditshmja italiane Il Tempo, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Interi është fokusuar te rikthimi I Lukakut dhe se Neroaxurët nuk janë shumë të bindur për transferimin e Dybalas.

Plani I Inzaghit është që të luaj me skemën 3-5-2 me Lautaron dhe Lukakun në krye të sulmit dhe dyshen Correa-Dzeko si zëvendësues.

Il Tempo, shkruan se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani dhe ta transferojë Dybalan.

Komento: