Nuk është Milan, Allegri po e merr drejtimin e gjigantit evropian

19:42 | 07 Tetor 2019

Massimiliano Allegri pritet të bëhet me punë të re.

E ardhmja e Ole Gunnar Solskjaer në stolin e Manchester United është në fije të perit.

Humbja e fundit ndaj Neëcastle i ka hedhur benzinë zjarrit me drejtuesit e “Djajve të Kuq” që po mendojnë për pasuesin e norvegjezit.

9 pikë të grumbulluara në 8 javë janë shumë pak për një skuadër si Manchester United dhe Solskjaer mund të shkarkohet zyrtarisht nga dita në ditë.

Emri i parë në listën e dëshirave të drejtuesve të United është ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili gjatë kësaj periudhe pushimi ka bërë një kurs intensiv për të mësuar gjuhën angleze.

Komento: