Nuk i “dhezi” te Lazio, ja ku mund të përfundojë Muriqi

21:31 | 26 Dhjetor 2021

E ardhmja e Vedat Muriqit mund të ndryshojë.

I lidhur së fundmi me një transferim te Galatasarayn, sulmuesi 27-vjeçar kosovar, Vedat Muriqi, sipas lajmeve të fundit italiane, ka qenë në shënjestër të skuadrës angleze të nivelit të dytë, Hull City,përcjell ORAinfo.

Duke luajtur për Lazion që nga viti 2020/21, ish-sulmuei i Fenerbahçes, i kërkuar nga klube të tilla si Manchester United dhe Borussia Dortmund para se të transferohej në Itali, deri më tani ka shënuar mezi dy gola, në 43 ndeshje të luajtura, për “Shqiponjat”. /ORAinfo/

Komento: