Pa Ronaldon, por me Gnabry dhe Antony – Formacioni i mundshëm dhe ai alternativë i Man Utd për sezonin e ri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pa Ronaldon, por me Gnabry dhe Antony – Formacioni i mundshëm dhe ai alternativë i Man Utd për sezonin e ri

14:24 | 03 Korrik 2022

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag mund të detyrohet për një riorganizim të skuadrës vetëm një javë pas fillimit të fazës përgatitore pas zbulimit befasues se Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga klubi.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, 37-vjeçari Ronaldo bëri kërkesë te drejtuesit e klubit në fillim të kësaj jave, duke kërkuar që të shitet nëse bëhet një ofertë e kënaqshme.

Kjo mund të turbullojë planet e Ten Hag për sezonin e ardhshëm pasi Ronaldo pritej të kryesonte linjën e sulmit pas largimit të Edinson Cavanit.

Mediumi i njohur SunSport ka hedhur një vështrim se si Djajtë e Kuq mund të rreshtohen nëse ylli portugez largohet, duke marrë parasysh gjithashtu përforcimet e mundshme të verës.

Formacioni i preferuar i Ten Hag në Ajax ishte 4-2-3-1 dhe duke pasur parasysh talentët që Unitedi ka aktualisht në radhët e tyre, nuk do të ishte befasi ta shihet ky rreshtim që nga fillimi i sezonit, transmeton telegrafi.

Serge Gnabry i Bayern Munichut dhe Antony i Ajaxit shihen si dy përforcimet që pritet të bëhen këtë verë në Old Trafford, ndërsa synohet edhe Frenkie de Jong i Barcelonës dhe Tyrell Malacia i Feynoord.

Kështu, të katër këta lojtarë do ishin pjesë e formacionit titullarë së bashku me emra tjerë yjesh si Bruno Fernandes, Raphael Varane dhe David de Gea.

Në mesfushë parashihet të rikthehet edhe Doony Van de Beek nga huazimi, ndërsa vend do kishin edhe Harry Maguire, Diogo Dalot dhe Anthony Elanga.

Formacioni i mundshëm

Për sa i përket opsioneve alternative, Djajtë e Kuq kanë ende aftësinë për të ofruar cilësi në të gjitha fushat e fushës e lojës.

Jadon Sancho mund të hyjë si anësor i sulmit në të dyja anët, ndërsa këtu do gjenin veten edhe lojtarë tjerë si Luke Shaw, Aaron Wan-Bissaka, Fred, Scott McTominay dhe Marcus Rashford.

Në këtë formacion alternativ mund të luajnë edhe Christian Eriksen që mund të transferohet si lojtar i lirë dhe mbrojtësi i Ajaxit, Lisandro Martinez.

Formacioni alternativ:

Komento: