Pas Kessie, Barcelona sapo zyrtarizoi edhe këtë lojtarë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas Kessie, Barcelona sapo zyrtarizoi edhe këtë lojtarë

16:58 | 04 Korrik 2022

Andreas Christensen zyrtarizohet te Barcelona

FC Barcelona ka njoftuar zyrtarisht për marrëveshjen e arritur me Andreas Christensen.

Mbrojtësi danez me katalunasit ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Klubi i Barcelonës gjithashtu bëri të ditur se Christensenit i është vendosur klauzola e lirimit prej 500 milionë eurove.

26-vjeçari në “Camp Nou” ka kaluar si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Chelsean i skadoi më 30 qershor.

Andreas Christensen te Barcelona do të prezantohet më 7 korrik.

Komento: