Pas ndeshjes me Genoan, Milan ka vendosur ta bëjë këtë gjë

10:35 | 05 Tetor 2019

Skuadra e Milanit do të ketë tre ditë pushim pas ndeshjes së tyre në Serie A këtë të shtunë kundër Genoas.

Tuttosport raporton se arsyeja për këtë pushim mund të jetë për shkak të menaxhimit të kuqezinjve që duan kohë për të analizuar në thellësi shfaqjet aktuale të trajnerit Marco Giampaolo dhe të vendosin të ardhmen e tij si trajner i Milanit, përcjell ORAinfo.

Milan e ka nisur si mos me keq sezonin e ri në Serie A, duke marrë vetëm gjashtë pikë pas gjashtë ndeshjeve të tyre të para, me të dy fitoret ndaj skuadrave të promovuara rishtas Hellas Verona dhe Brescia.

Thashethemet për të ardhmen e Giampaolo vetëm po rriten pasi ai nuk arrin të vendoset në Milano, me disa pëshpëritje që sugjerojnë se trajneri italian do të pushohet nëse skuadra e tij nuk arrin të fitojë ndaj Genoas, i cili aktualisht është i 18-ti në Serie A, pas një fillimi edhe më të keq se kuqezinjtë.

Milani aktualisht është i 16-ti në tabelën e ligës, me humbje zhgënjyese kundër skuadrave si Torino, Fiorentina dhe rivalëve të qytetit Interit. /ORAinfo/

Komento: