Paul Pogba zbulon momentin kur u përkeqësua raporti i tij me Mourinhon te Man Utd

12:09 | 17 Qershor 2022

‘E ke seriozisht?’, Pogba zbulon momentin kur u përkeqësua raporti i tij me Mourinhon te Man Utd.

Paul Pogba ka zbuluar se kur u prish marrëdhënia e tij me ish-trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho, me trajnerin portugez duke vënë në dyshim dëmtimin e francezit kur ai u nis për në Miami për një program rehabilitimi.

Një mesfushor që do të shijonte lavdinë e Kupës së Botës me vendin e tij në vitin 2018, u transferua në Old Trafford në të njëjtën verë të vitit 2016 kur ish-trajneri i Chelsea dhe Real Madridit u kthye në Ligën Premier për drejtimin e Djajve të Kuq.

Pogba gëzoi suksesin fillestar nën drejtimin e Mourinhos, pasi tre trofe u fituan në sezonin e tyre të parë së bashku, por kjo lidhje ishte acaruar në kohën kur Unitedi e gjeti veten në treg për një trajner të ri në dhjetor të vitit 2018.

Duke folur në dokumentarin e tij të ri të Amazon Prime, Pogba ka zbuluar momentin kur Mourinho u zemërua me të dhe u përkeqësua raporti mes tyre.

“Filloi kur u lëndova. Thashë se do të shkoja në Miami për të bërë rehabilitim”, ka thënë fillimisht Pogba për Amazon Prime.

“Një paparaci bëri një foto të Zulay (gruas së Pogbas) me mua. Jose ia dërgoi fotografinë Mino Raiolas. Nuk më pëlqeu fare. Ai tha se është me pushime kur ne po punojmë si të çmendur”.

“I thashë Mourinhos e ke seriozisht? Unë jam i lënduar. Stërvitem tre herë në ditë këtu. Kush mendoni se jam unë? Ishte e re për mua të kisha një problem me trajnerin tim”, përfundoi francezi.

Komento: