Pep Guardiola “thur” lavde për Haalandin

21:03 | 08 Gusht 2022

Man City, e ka nisur mbarë startin në Premier League.

Të dielën, Manchester City shënoi fitore 2:0 ndaj West Ham Unitedit në ndeshjen e parë për sezonin 2022/23 në Premierligë.

Dhe, të dy golat e fitores u shënuan nga Haaland. Megjithatë, në një intervistë pas ndeshjes, norvegjezi shprehu zhgënjimin që nuk mundi të bënte një het-trik, transmeton Gazeta Express.

“Është mirë, kjo më pëlqen”, tha Guardiola.

“Jam me fat që kam qenë trajner i Messit. Kur shënonte dy, donte të shënonte tre, kur shënonte tre, donte të shënonte katër. Golashënuesit e nivelit të lartë nuk janë kurrë të kënaqur, ata janë gjithmonë të etur për gola dhe duan më shumë”, shtoi trajneri spanjoll.

“Unë e di se si Haaland e trajtoi vërshimin e kritikave këtë javë. Ai ishte shumë i qetë, i stërvitur mirë. Kur e pashë të merrte topin për të shkuar dhe për të goditur një penallti, thashë: ‘Kjo më pëlqen’”, vazhdoi trajneri i Manchester Cityt.

“Ai është shumë i orientuar drejt qëllimit. Unë mendoj se nëse dikush tjetër do ta kishte marrë topin, Haaland do ta kishte goditur atë person në fytyrë, edhe pse ata janë shokë skuadre. Dhe kjo është një shenjë mjaft e mirë. Më pëlqen që ai ka shumë vetëbesim”, deklaroi Pep Guardiola

Komento: